AKB: Vendimi i BQK-së ka efektet psikologjike politike dhe ekonomike

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), vlerëson se Rregullorja e re e BQK-ës për dinarin ka efekte psikologjike për të ndryshuar mendësinë se euro është valuta e Kosovës dhe jo dinari serb, raporton Ekonomia Online.

Sipas AKB-së, është një luftë politike dhe diplomatike kundër Serbisë që të ketë sa më pak qasje shtetërore në Kosovë,

“Edhe ka efekte ekonomike sepse 130 milionë € në kundër vlerë dinar që vinin në Kosovë janë jashtë sistemit kontributdhënës të skemave sociale dhe tatimore. Përndryshe këta dinar të ardhur nga Serbia janë shndërruar për çdo muaj në € përmes blerjeve për konsume ,ajo qe është e rëndësishme të thuhet se ata nuk paguajnë shërbimet publike dhe kjo e sjell në avantazh në krahasim me qytetarët e vendeve të ndryshme të Kosovës. BQK është institucion i pavarur dhe ka të drejtë të merr vendime të tilla për ndalim të dinarit”, thuhet në njoftim.

Sipas AKB-së, Qeveria duhet të merr vendim politik në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për të ju shmangur çdo ndëshkimi shtesë nga EU dhe USA.

Të ngjashme