AKB: Zgjedhjet ne Kosovë tkurrën investimet dhe ekonomin vendore

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 14:49 | Nga

Zgjedhjet në Kosovë patën efekt promovimi te demokracisë në Ballkan si shembull I mire, por efektet ne ekonomi janë negative , dhe këtë dua te them Partitë politike më shumë se gjashtë muaj janë marrë me fushat para zgjedhore ,më shumë se një muaj aderime te reja, dhjetë ditë me zgjedhje edhe disa muaj do te merren me formimin e Qeverisë, kurse ekonomia po shënon rënie në investimet të huaja ne eksport dhe ne punësime te gjithë parametrat ekonomik po shënjon tkurrje tha Argjend Fetahu, Kryetar i zyrës regjionale të AKB-së në Gjakovë.

Për ne si biznese edhe si qytetar është një brengë e madhe.

Ekonomia e Gjakovës ne rënie e sipër dikur gjigant i zhvillimit ekonomik të vendit ,sot po përballet me ekonomin më te varfër në Kosovë .Apo lirisht mund ta quajmë ekonomi për mbi jetesë.

Sektori privat dhe sidomos aj prodhues po rëndohen për çdo ditë ,dhe kjo e keqe po vazhdon të bëhet edhe ma e rëndë ,kur kihet para sysh se konsumi ne regjionin e Gjakovës është mbi 90% e importuar nga vendet me te ndryshme te Evropës dhe Ballkanit ku prin konsumi i prodhimeve Made in Serbia.

Gjakova dhe regjioni sajë kane kaluar më se keqi në luftën e fundit kurse sot me së keqi kalojnë edhe prodhimet e Kosovës dhe këto po thuaj se pakë konsumohen,e te paktën janë ne tregun jashtë Kosovës .

AKB ne këtë drejtim është lider i promovimit te prodhimeve vendore që nga viti 2003 e që ka pas për qëllim të ndryshoj mentalitetin konsumues duke e zëvendësuar importin me prodhim vendi.

Gjakova dhe regjioni as një herë nuk arriti që ta vej ne funksion potencialin e vet ekonomik në shërbim te qytetarëve të vetë.
Privatizimi nuk dha efektet e premtuara dhe ato të pritura përkundrazi u shuan shume nga korporatat te fuqishme te kohës. E këto përkasin sot vetëm Historisë ,Këtë më së miri e mbajnë mend vetë qytetaret e Gjakovës .

Të gjitha Qeveritë qendrore Gjakovën e kanë lënë si zorrë qorre pa një përkujdesje pa një për investime,po hiq ma mire as qeveritë lokale nuk kanë arrite që ti ofrojnë potencialin e Gjakovës për investime të mundshme ,edhe pse te gjithë janë lavdëruar dhe kanë premtuar se investime do ti sjellin në Gjakovë – kjo deri me tani nuk është pa .

AKB është këtu bashkë me ju që të tentojmë të kthejmë interesimin e investitorëve kah Gjakova por te vetëm nuk do të kemi sukses, pa përkrahjen e qeveris Lokale dhe asaj Qendrore .
Gjakova dikur ishte vendi me i vizituar nga turistet sot e kemi humb edhe këtë potencial.
Ndër sektorët qe Gjakova i ka te zhvilluara janë ato te Shërbimeve, Tregtisë, Ndërtimtarisë pak edhe te prodhimit por me asnjë sektor nuk është lider që ne mund te mburremi si regjion i Gjakovës.
Aleancës Kosovare te Biznesit dhe zyra regjionale e Gjakovës i fton investitorët e vendit dhe te huaj qe te vizitojnë regjionin tone dhe te njoftohen me te mirat qe i sjell për ta dhe për neve ky vend i pa prekur nga korporata e fuqishme investuese.

Ne fund z. Fetahu i informoi se ne vjeshtë AKB do organizoje një forum te madhe ekonomik i dedikuar vetëm regjionit te Gjakovës ku priten te marrin pjesë shume pjesëmarrës nga gjithë Ballkani dhe shume vende te EU por edhe promovimin e prodhimeve Vendore si projekt tradicional i AKB.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme