Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të mund të qëndrojë në pronën komunale tek Tregu i Gjelbër, deri në mars të vitit të ardhshëm, ndonëse është dashur ta lironte atë në fillim të këtij viti.
Nëse deri atëherë AKP-ja nuk do ta lirojë vetë këtë pronë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të detyrohet ta lirojë atë me inspektorat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deri në muajin mars Komuna e Prishtinës planifikon të përfundojë procedurat për fillimin e investimit në këtë pjesë të pronës komunale, në projektin e quajtur “Çarshia e vjetër”, e cila do të ndërtohet përmes investimeve private në vlerë prej afro 3 milionë eurosh.