AKP-ja realizon pagat e muajit gusht për punëtorët e Pallatit të Rinisë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të Pallatit të Rinisë, përmes një komunikate për media kanë sqaruar se edhe pse Komuna e Prishtinës tashmë administron me Pallatin e Rinisë, është arritur marrëveshje që realizimin e pagave për muajin gusht ta bëjë AKP-ja.

Komunikata e plotë:

“Siç jeni të informuar me datën 10 shtator 2018, Kryetari i Prishtinës, zt. Shpend Ahmeti së bashku me DM të AKP-së zt. Ekrem Hajdari kanë nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të “Qendrës Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike” Pallati i Rinisë, nga AKP tek Komuna e Prishtinës, marrëveshje kjo në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 06 – V – 080.

Edhe pse qysh nga kjo datë AKP nuk Administron më me Pallatin e Rinisë, AKP në komunikim me Komunën e Prishtinës dhe Pallatin e Rinisë është shprehur e gatshme për përkrahjen e çfarëdo alternative ligjore për tejkalimin e kësaj pengese, bazuar në këtë bashkëpunim të ngushtë është arritur një marrëveshje teknike përkatësisht AKP ka marrë autorizimin nga Kryetari i Komunës së Prishtinës që të ekzekutoj në emër të Pallatit të Rinisë transferin e pagave për muajin gusht 2018. Në bazë të kësaj AKP ka përmbushur premtimin për realizimin e pagesës, gjegjësisht për realizimin e pagesës së pagave të mbetura.

Të ngjashme