AKP-ja tubon edhe 3.9 milionë euro

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 15:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 34 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 80 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 110 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3 919 412 €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

AKP njofton se ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Të ngjashme