AKR-ja dënon sulmin ndaj Xharrës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 15:38 | Nga

Aleanca Kosova e Re dënon ashpër sulmin fizik të ushtruar ndaj anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, ish-gazetares, Arbana Xharra.

AKR konsideron se secila dhunë e ushtruar ndaj tjetrit është e patolerueshme e veçanërisht nëse ajo ndodh për shkak të një mendimi ndryshe apo preferencave politike të tjetrit.

“AKR është e shqetësuar me dhunën brutale të ushtruar ndaj znj.Xharra dhe konsideron se aktet e tilla janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimeve dhe vlerave të demokracisë”.

“Një sulm i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm me legjislacionin në fuqi, ftojmë organet e rendit dhe të sigurisë që urgjentisht ta zbardhin këtë akt të shëmtuar, ndërsa kryesit e këtij sulmi të dhunshëm t’i sjellin para organeve të drejtësisë sa më parë”, thuhet në reagimin e AKR-së.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme