AKR-ja dhe Labi marrin përkrahje masive nga gratë në Ferizaj

Ferizaj | 05 Dhj 2016 | 18:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të ristrukturimit të brendshëm të partisë, Aleanca Kosova e Re sot në prani të 420 delegateve, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas në Degën në Ferizaj.

Kuvendin e përshëndeti dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili doli në skenë i përcjellë nga duartrokitje të shumta.

I pari i AKR-së e falënderoi anëtarësinë e partisë dhe koordinatorin e degës së Aleancës Kosova e Re në Ferizaj, Labinot Tahiri, për të cilin tha se është njeri që e do punën dhe suksesin.

“AKR-ja është në rritje dhe kjo dëshmohet çdo ditë me përkrahjen ndaj nesh. E gjithë kjo përkrahje është rezultat i një pune të madhe që anëtarësia dhe përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë, me shpresën që do të mund ta zbatojmë plan programin tonë në gjithë Kosovën” ka thënë lideri i Aleancës Kosova e Re, duke shtuar se AKR-ja është parti e dëshmuar liberale, ku njerëzit janë të lirë në mendime dhe veprime, pa prapaskena, presione apo kategorizime të llojit gjinor.

Pacolli i uroi sukses Kuvendit të Gruas duke thënë se do të jetë gjithmonë aty për ta përkrahur zërin dhe vullnetin e gruas në Kosovë. “Ne krijomë projekte dhe i implementojmë ato sepse ne e duam suksesin, prandaj kemi shumë punë për të bërë dhe kjo do të arrihet duke e përkrahur AKR-në. Ne nuk jemi parti që krijojmë bastione apo ndarje, AKR-ja është e gjithë Kosovës”, ka shtuar Pacolli.

Ndërsa koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, znj.Mirlindë Gashi duke i përshëndetur delegatet, ju bëri thirrje atyre që të mos hezitojnë ta ngrisin zërin kundër padrejtësive. Ajo tha se hapi i sotëm ka të bëjë me zhvillimin dhe emancipimin që mund të bëhet vetëm përmes AKR-se.

Punimet e Kuvendit i hapi koordinatori degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, i cili tha se ndjehet i privilegjuar dhe krenar me AKR-në dhe udhëheqësin e saj, vizionarin dhe humanistin Behgjet Pacolli.

Tahiri tha se institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për avancimin e pozitës së gruas dhe shtoi se aktualisht vetëm me politikat e AKR-së do të mund të krijohen hapësira për rolin e rëndësishëm të gruas në shoqërinë tonë.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas të degës së AKR-së në Ferizaj, u zgjodh Mimoza Ibishi.

Kryetarja e sapozgjedhur i falënderoi të gjitha delegatet për besimin e dhënë dhe tha se, sfida e grave dhe vajzave është demokracia, sepse ende nuk e kane fituar betejën me shkelësit e demokracisë. Ajo premtoi se me AKR-në në krye të vendit, kjo gjendje do të ndryshojë.

 

 

Të ngjashme