AKR-ja thotë se bashkëpunimi me LDK-në do të vazhdojë

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 14:47 | Nga Erdonita Hebibi

Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit, në mbledhjen e mbajtur, ka diskutuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke mohuar po ashtu përçarjet me LDK-në, raporton Ekonomia Online.

Jetlir Zyberaj nga kjo parti, tha që në këtë mbledhje të kryesisë është diskutuar për idetë brenda partisë rreth organizimit të zgjedhjeve.

“Nga ajo që po shihet është një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturës dhe një vullnet i madh që të punohet me përkushtim qe rezultati i këtyre zgjedhjeve bashkë me LDK-në të jetë i suksesshëm. Personalisht jam optimist që do dalim mirë në këto zgjedhje, synimi jonë dhe i LDK-së është që të dalim sa më mirë në këto zgjedhje”, u shpreh Zyberaj.

I pyetur për mundësinë e përçarjes dhe asaj që është përfolur se ka mosmarrëveshje në mes këtyre dy partive Zyberaj tha që nuk e ekziston diçka e tillë.

“Nuk janë të vërteta ajo së çfarë është përfolur në medie, përkundrazi ne kemi një komunikim të mirë në mes dy partive edhe më parë dhe tash” deklaroi ai.

Mes tjerash Zyberaj tha që takimet do vazhdojnë dhe mobilizimi i dy partive do jetë tutje edhe pse sot ka qenë mbledhje vetëm brenda partisë tonë theksoi tutje ai.

AKR-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në listën e LDK-së.

Të ngjashme