AKR: Nuk i kemi caktuar ende ministrat

Prishtinë | 05 Sht 2017 | 20:41 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mohuar raportimet e disa mediave që kanë publikuar gjatë ditës së sotme emrat e ministrave të ardhshëm të kësaj partie.

“Është spekulim ndoshta edhe i qëllimshëm i dikujt, lajmi se AKR ka caktuar ministrat e mundshëm tē Qeverisë”, thuhet në një njoftim të AKR-së.

“Konform statutit të partisë secili i propozuar miratohet nga kryesia. Të gjitha procedurat e caktimit të bartësve të dikastereve të AKR do të kryhen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme