Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave gjatë ditës së sotme në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Nga aksidenti janë lënduar 5 persona.
Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai ka deklaruar se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, tregoi ai.