Aksident i rëndë në Gjermani, treni godet për vdekje dy kosovarë

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Policia federale në Gjermani ka njoftuar se dje në mbrëmje ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtarë të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit, shkruan wiesbadenaktuell.de

Sipas faqes Shoqata Humanitare Dardana në Wiesbaden, dy kosovarët e vdekur janë Admir Seta (40 vjeç), dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).

Kalimi i shinave hekurudhore në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel përfundoi në mënyrë tragjike për 40-vjeçarin dhe 31-vjeçarin.

Sipas statusit aktual të hetimit policor, burrat janë munduar të kalojnë binarët derisa treni po afrohej rreth orës 18:05 të së premtes.

Të ngjashme