Një shqiptar 46-vjeçar me banim në Kantonin St. Gallen në Zvicërka humbur jetën në një aksident rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.
Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit te shqiptarit nga Kosova ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.
Ambulanca kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.
Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.