Aksident komunikacioni, vdes një 23 vjeçare

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 10:05 | Nga

Një 23-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit të së enjtes në aksin rrugor Patos-Fier.

Raportohet se rreth orës 03:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.

Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, Taulant Ershani, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja M.H, 23 vjeçe, banuese në Orikum të Vlorës, shkruan Top Channel.

Mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme