Aksident me lëndime të rënda, mbyllet rruga Komoran-Drenas

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdh¡nës i policisë së Kosovës.

Hoxha tha se si pasojë e këtij aksident dyshohet se janë të lënduar gjashtë persona.

Ai theksoi se në aksident ishin të përfshira një kombi dhe një veturë.

Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin.

Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme.

Policia ikurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata.

Të ngjashme