Aksident me lëndime të rënda në “Abi Çarshia” në Prizren

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me lëndime të rënda ka ndodhur në vendin e njohur si “Abi Çarshia” në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i një veture fillimisht ka goditur një veturë tjetër, e më pas dy këmbësore.

Njëra prej viktimave po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit si pasojë e lëndimeve të marra.

“Raportohet se një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një veturë me targa vendore pastaj dy këmbësore, viktimat femra kosovare të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve njëra nga viktimat pas trajtimit mjekësor lirohet për në shtëpi ndërsa tjetra vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme