Aksident me vdekje në Prishtinë

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Në Preoc të Prishtinës një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti ditën e shtunë.

Lëndime trupore ka pësuar pasagjeri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, trupi i pajetetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50.  Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme