Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.
Policia ka thënë se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhë në ora 16:40 magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QMF në Podujevë”, ka konfirmuar policia.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, sidomos gjatë stinës së dimrit kur kushtet e rrugëve janë më të papërshtatshme.