Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 14 Kor 2026 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”.

Ai theksoi se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55. Sipas informacioneve lëndimet janë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, deklaroi Gashi.

Të ngjashme