Aksident mes një veture dhe autobusi në Dollc të Klinës, ka të lënduar

Prishtinë | 21 Gus 2025 | 07:48 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me të lënduar ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Dollc të Klinës, magjistralja Pejë-Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një autobus.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës o6:10 policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Dollc të Klinës. Ka të lënduar, megjithëse numri i saktë nuk dihet ende”, tha Gashi.

Të ngjashme