Aksident në Gllarevë, tetë persona mbesin të lënduar

Pejë | 09 Kor 2018 | 14:16 | Nga

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rrugëve të Kosovës.

Në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në Gllarevë, tri vetura janë përfshirë në një aksident ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të së hënës.

Ditëve të fundit ka pasur numër të shtuar të aksidenteve në trafik.

Vetëm dje, e diel, në dy aksidente të ndara kanë pësuar me jetë gjashtë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme