Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas një 17-vjeçare

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Nje vajzë 17-vjecare është përplasur nga një automjet sot në aksin Lezhë-Milot.

Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotëm rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”.

“Automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës”- njofton policia, duke shtuar se shoferi eshte shoqeruar ne komisariat.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme