Aksident në Mazgit, një i vdekur e pesë të lënduar

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 19:49 | Nga

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.

Policia në vend të ngjarjes ka thënë se aksidenti ka ndodhur derisa njëra nga veturat ka dalë nga rruga derisa po vinte nga fshati Bërnicë për në rrugën kryesore.

Zëdhënësi policor, Baki Kelani, ka thënë për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë një “Golf 2” dhe dy vetura të tjera. “Si pasojë një person mashkull ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes, ndërsa të lënduar janë 5 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”.

Policia apelon për respektimin e shenjave të trafikut dhe për siguri më të madhe në trafik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme