Aksident në Mitrovicë, dy persona të lënduar

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Bislim Bajroga” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se në këtë aksident kanë mbetur dy të lënduar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 8:00, në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ku si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy persona”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe Policia e Kosovës u ka bërë apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që të ulet numri i ngjarjeve aksidentale dhe ulja e vdekshmërisë në komunikacion rrugor.

“Duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme