Një aksident në një minierë qymyri në Kinë ka lënë 21 persona të vdekur dhe 29 të lënduar.
Aksidenti u shkaktua pas një komplikimi të frenave të një makine, e cila u detyrua të dalë jashtë kontrollit dhe goditi një tunel, sipas autoriteteve lokale.
Aksidenti ndodhi rreth orës 8:20 të së shtunës në një kompani minerare në rajonin autonom të Mongolisë së Veriut të Kinës, ndërsa automjeti që u përpla ishte duke transportuar 50 punëtorë për në minierë.
Shkaku i aksidentit është duke u hetuar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipe shpëtimi dhe mjekë.