Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Rastin e ka konfirmuar për Ekonomia Online Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë […]

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Rastin e ka konfirmuar për Ekonomia Online Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.

Të ngjashme