Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorët

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:54 | Nga

Një aksident sapo ka ndodhur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ku vetura ka dalë nga korsia.

Kështu thonë për Express dëshmitarët e rastit. Vetura goditi këmbësorët që ishin në stacion.

Sipas dëshmitarëve të rastit, tre këmbësorë që ishin në stacion u lënduan dhe njëra nga ta ishte grua shtatzënë.

Këmbësorët besohet se janë dy meshkuj dhe gruaja shtatzënë.

Aksidenti ka ndodhur 100 metra larg stacionit nr.3 të Policisë së Kosovës në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas fotografive, policia dhe dy automjete të ambulancës janë në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme