Aksident në rrugën Pejë-Deçan, i aksidentuari transportohet në Spitalin e Deçanit

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Në aksin rrugor Pejë-Deçan, në fshatin Strellc i Epërm, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilën janë përfshirë tri automjete, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga të aksidentuarit, siç mëson EO është dërguar në QKMF-në e Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar nga Policia e stacionit të Deçanit, të cilët kanë thënë se me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, duke bërë përpjekje për mos pengim të qarkullimit.

Të ngjashme