Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Dollc, ku dyshohet se ka edhe të lënduar.
Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Dyshohet se në këtë aksident ka edhe të lënduar, pasi aty është parë edhe autoambulanca.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.