Një aksident me vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të martë në Yrshek të Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare nga policia e Tiranës, një kamion ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekje. Viktima, është ende i paidentifikuar nga policia, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.
“Rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin A.Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.