Aksident i rëndë në Klinë, shkak mjegulla e madhe

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 09:46 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjakovë, saktësisht në Gremnik të Klinës.

Një veturë “Mercedes” taksi, është parë shkatërruar ndërsa sipas lexuesve të Indeksonline deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mjegullës së madhe.

Tani në vendin e aksidentit është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin.

Nuk ka informacione për viktima ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme