Aksident trafiku, humb jetën një person

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 09:29 | Nga

Policia e Kosovës njofton se në një aksident trafiku të ndodhur  rreth orës  20:30 në  afërsi të fshatit Varosh, ku ka humbur jetën një person.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Ferizaj- fshati Varosh, dhe sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa vendore  (R.D. m/sh/k  20 vjeç), humb kontrollin mbi timonin dhe me ate rast automjeti  rrokulliset dhe pesë persona marrin lëndime serioze.

Të lënduarit dërgohen fillimisht në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor,ndërsa dy prej tyre transportohen për në QKUK Prishtinë.

“Rreth orës 21:30, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri M.D.(m/sh/k 47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme