Aksident trafiku në Drenas, 5 nxënës dërgohen për trajtim në QKUK

Drenas | 04 Dhj 2017 | 21:31 | Nga

Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në zonën e Drenasit, ku të lënduar kanë mbetur 5 persona të moshës së re.

Klankosova.tv merr vesh se katër nga pesë të aksidentuarit, janë nxënës, ndërsa janë goditur nga një automjeti-kamioneta Mercedes me targa vendore saktësisht në fshatin Korroticë e lartë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar dhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se dy nga të akisdentuarit kanë pësuar lëndime më të rënda.

“Në fshatin Korroticë e lartë është shkaktuar një aksident trafiku kur automjeti-kamionetë ‘Mercedes’ me targa vendore ka goditur 5 këmbësorë, të gjithë nga fshati Korroticë e Lartë; 4 femra dhe një mashkull, të moshës së re. Dy nga ta kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa tre të tjerë kanë lëndime më të lehta”.

Zëdhënësi Hoxha ka konfirmuar për klankosova.tv po ashtu se të lënduarit janë dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ndërsa më vonë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Njësitet kompetente policore jane në proces te realizimit te hetimeve lidhur me rastin për procedura te mëtejme ligjore ka përfunduar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme