Një ferizajas humb jetën në aksident trafiku

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 12:14 | Nga

Një person ka humbur jetën, kurse një tjetër ka marrë lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 12:55. “Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy meshkuj kosovarë shqiptarë; njëri prej tyre si pasojë e lëndimeve të marra ka nderuar jetë”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme