Aksident trafiku në Podujevë, dy të lënduar

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Podujevë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth në rrugën: “28nëntori”, në Podujevë është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë kanë marrë lëndime trupore dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendngjarje ndodhen njësitet përkatëse policore për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme