Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të qytetit të Podujevës. Raportohet se aty një person në cilësinë e këmbësorit është shkelur nga një veturë.
Policia bashkë me ambulancën janë në vendin e ngjarjes.
Personi i aksidentuar ka marrë lëndime trupore si dhe i njëjti është dërguar për në spitalin e Podujevës për trajtim të mëtejmë.