Aksident trafiku në Rahovec, lëndohet një person

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kramavik të Komunës së Rahovecit.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa ngasësi i dyshimti i automjetit VË Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xërxë-Kramovik dhe kur arrinë në fshatin Kramovik, nuk i përshtatet shpejtësisë së lëvizjes së automjetit të tij ku rruga është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë del në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë”, u shpreh Gjurkaj.

Tutje ai bëri të ditur se i lënduari në këtë rast është dërguar për trajtim nga kalimtarët që ishin në këtë rast.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme material në të dy automjetet, ndërsa lëndime trupore ka pësuar i dyshuari. Nga kalimtarët e rastit i lënduari dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjakovë. I lënduari- i dyshuar ka pësuar fraktur në dorën e majtë, dhe pas marrjes së ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, tha Gjurkaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme