Ekonomia Online
FUNDIT

Aksident zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura

Aksident zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku sipas pamjeve që ka siguruar Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë disa vetura. Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë. […]

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku sipas pamjeve që ka siguruar Ekonomia Online nga vendi i ngjarjes në aksident janë përfshirë disa vetura.

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Ekonomia Online, duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

“Në ora 08:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Ekonomia Online.

Të ngjashme