Aksidenti i tmerrshëm në qendër të Gjilanit në foto e video

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 00:03 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe 27 të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi sot në qendër të qytetit të Gjilanit.

Lexues të Ekonomia Online kanë dërguar foto dhe video nga aksidenti që tronditi gjilanasit.

Aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues i një kompanie të ujit.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, ka thënë se nga “27 personat e plagosur, tetë janë të hospitalizuar”. Tre nga ta në gjendje më të rënduar, janë shtrirë në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se hetimet për rastin kanë nisur menjëherë, ndonëse incidenti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Policia tashmë ka ndaluar ngasësin e automjetit, kurse bashkudhëtari i tij është intervistuar.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat” dhe shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.

Të ngjashme