Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Uglar në Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesja e automjetit, shtetase shqiptare gjatë vozitjes e ka humbur kontrollin e veturës dhe ka rënë në lum.
Si pasojë e aksidentit ajo ka vdekur, teksa të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.
“Rr. Uglar- Malishevë, Gjilan, 24.06.2021-04:40. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe drejtues femër kosovare. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesja e automjetit humb kontrollin mbi automjet duke përfunduar në lum. Si pasojë e aksidentit, humb jetën pasagjerja femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë, ndërsa të lënduarit janë në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e policisë.