Aksidentohet motoçiklisti në Prishtinë (Foto)

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 14:18 | Nga

Një aksident ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 13:45 në rrugën “Robert Dole” afër restorant “Fjala”.

Siç shihet në fotot e Ekonomia Online në aksident është përfshirë një veturë e tipit “Land Rover” dhe një motoçiklist.

Vetura “Land Rover” siç shihet në foto është në mesin e rrugës derisa motoçikleta në skaj të rrugës, kurse helmeta e ngasësit të motoçikletës shihet në trotuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet.

Sipas dëshmitarëve, motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta.

aksident1 aksident2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme