Aksioni në argjendaritë e Pejës, përveç arit gjendet një armë e gjatë dhe para kesh

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksion i madh është zhvilluar sot më 13.02.2026 në disa argjendari në Çarshinë e gjatë në Pejë.

KALLXO.com merr vesh se dhjetëra kilogram ari janë sekuestruar deri me tani nga aksioni i Prokurorisë së Pejës.

Përveç arit është gjetur edhe një armë e gjatë, me leje të skaduar dhe disa para të gatshme.

Ndërsa bastisjet në katër lokacione janë tashmë drejt fundit.

Aksioni është zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Pejës, Krimeve Ekonomike, Inspektoratit Qendror të Tregut, Doganës së Kosovës dhe ATK-së.

Lidhur me ketë çështje, Prokuroria e Pejës pritet të mbajë konferencë për media në ora 16:00.

Të ngjashme