Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha sot se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, do të marrë kohën e nevojshme prej një viti për tu njohur me procedurat dhe lëndët, që do të thotë se nuk pritet të ngritën aktakuza para skadimit të afatit.
“Nuk ka asnjë dyshim se ai do të fitojë këtë periudhë, që do të thotë se ne do të kemi ngritje të aktakuzave të para, deri në skadimin e kësaj periudhe, pra derisa ai të jetë i gatshëm. Ne nuk e dimë kush do të jetë në ekipin e tij, por ekipi mëparshëm do të vazhdojë të punojë me të, e kjo do të ishte e mirë, sepse ata janë të informuar me të gjithë çështjen”, tha Drecun për televizionin publik serb, RTS.
Ai e vlerësoi si të pamundur që presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi t’i shmanget ngritjes së aktakuzës.
“Duke pasur parasysh se Dick Marty ka identifikuar organizatë kriminale ‘Grupin e Drenicës’, të cilën e udhëheq Hashim Thaçi, dhe se do të ngritën aktakuza në bazë të përgjegjësisë komanduese, atëherë është e pamundur që Thaçi mos të gjendet në aktakuzë, përveç nëse do të ketë presion të fortë politik nga ndonjë shtet, që kjo të mos ndodhë”, tha Drecun.
Ai tha se gatishmëria e ish-kryeprokurorit David Schwendiman ishte e qartë dhe se “ai nuk ka dashur të bëjë lëshime dhe kjo ndoshta ishte arsyeja pse ai shkoi nga ajo detyrë.