Aktakuzë kundër 4 policëve se morën ryshfet

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 18:42 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut rajonalë në Prizren, për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme, prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare.

Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e Komunikacionit Rrugor. “Gjatë patrullimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme”.

Të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”, nga neni 428, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Të ngjashme