Aktakuzë për keqpërdorim të drejtës se votimit

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Pejë,7 shkurt 2019- Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, A.B., për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit “, nga neni 216, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datën 22 tetor të vitit 2017, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit me kusht, i njëjtit me vonë voton prapë me kusht në fshatin Kpuz të komunës së Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihen në barrë.​

Të ngjashme