Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 12:05 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër SH.B, zyrtarë në Komunën e Suharekës.

Sipas aktakuzës SH.B. në periudhën kohore gjatë vitit 2014-2015 dhe 2015-2016, në Suharekë, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllimit që t’u mundësojë përfitim personave tjerë, duke i punësuar disa persona pa i respektuar kriteret ligjore.

Në veprimet e SH.B. sipas aktakuzës manifestohen  elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 nën paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë nga neni 222 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme