Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.A. më 23.11.2015,  me vetëdije  të  plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës,  përmes Aeroportit ndërkombëtar  “Adem Jashari”  kanë  udhëtuar për në Stamboll – Turqi. Më pas të njëjtit kanë  hyrë në shtetin  islamik në Siri, me qëllim  që ti bashkëngjiten  organizatës terroriste  “ISIS”,  e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj.

Me këto veprime e pandehura A.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme