Aktakuzë për personat që ftuan pensionistët të aplikojnë për pensione nga Serbia

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për “mashtrim’ dhe “bashkëkryerje” pasi të njëjtit kishin bërë thirrje publike që pensionistët kontributpagues të para luftës në Kosovë, të paraqiten në katin e tretë në Hotelin “Grand” për të aplikuar në mënyrë që të marrin pensionet nga Fondi Pensional i Kosovës në Serbi.

Aktakuzën ndaj tyre e ka konfirmuar për EkonomiaOnline, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës, dje, më 23.07.2019, ka intervistuar dy të dyshuar: H.K. v.l.1953,m.k.sh dhe I.Sh. v.l.1953,m.k.sh. .

“Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘mashtrim’ dhe ‘bashkëkryerja’. Me aktvendim te prokurorit, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt”

Dje në media u  raportua se një numër i madh i pensionistëve nga  Kosova i’a kanë mësyrë hotelit Grand për të trokitur në derën numër 306 në katin e tretë.

Ata mendonin se aty mund të aplikojnë për të marrë pensionet nga kontributet e tyre të paraluftës të cilat tashmë janë në Serbi.

Disa nga pensionistët kishin aplikuar duke paguar shumën prej 51 eurove për aplikim por një numër tjetër ishte kthyer mbrapa pasi që i gjithë ky organizim ju ishte dukur i dyshimtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme