Aktakuzë për shitblerjen e tokës me mashtrim

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 16:13 | Nga

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka parashtruar një aktakuzë kundër pesë të pandehurve që akuzohen për pjesëmarrje në një grup të krimit të organizuar veprimtaria e të cilit ishte kryerja e shitblerjes së tokës me mashtrim.

Shitblerja e tokës llogaritet të jetë në shumën e mbi 1 milion euro.

“Hetimet e kryera nga prokurori në fjalë kanë të bëjnë me një skemë të krimit të organizuar qëllimi i të cilit ishte që, duke kryer shitblerje të tokës me mashtrim dhe legalizim të dispozitave kontraktuese false, t’i përfitojë, regjistrojë dhe bartë të drejtat e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme në dëm të serbëve të zhvendosur të Kosovës dhe pastaj në dëm të blerësve shqiptarë në komunat e Gjakovës, Pejës dhe Deçanit”, , thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Këto vepra pronësore janë kryer gjatë periudhës ndërmjet viteve 2000 dhe 2012.

Shuma e përgjithshme e këtij mashtrimi vlerësohet të jetë 1 300 000 euro.

Këtë aktakuzë e ka parashtruar një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës pas hetimeve komplekse të kryera nga prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme