Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga data 27.08.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.J., me datë 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën “Urën e Gurit” në Prizren, prekë personin tjetër me qëllim seksual, dhe atë fëmiun E.K., duke e ditur që i njëjti është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh të njëjtin tek “Ura e Gurit”, për ta joshur e thërret që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkon që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmiun – të dëmtuarin, shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantollonat dhe filllon ta prekë me qëllim seksual.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.