Aktori Kenan Imirzalioglu i bën dhuratë super të shtrenjtë bashkëshortes

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Pak kohë më parë familjarët e aktorit turk Kenan Imirzalioglu, konfirmuan se çifti do të bëhen prindër së shpejti.

Disa burime thonë që aktori dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal, po presin një vajzë por ende nuk është konfirmuar.

Mediat turke kanë raportuar së fundmi se për të falënderuar bashkëshorten që po e bën baba për herë të parë pas 4 vitesh martesë, Kenan i ka bërë asaj një dhuratë të shtrenjtë.

Aktori i ka dhuruar Sinem-it një orë prej markave më të famshme, e cila kushton 150.000 lira turke.

Pak ditë më parë, aktori turk foli për herë të parë për bebushin që do të vijë në jetë dhe faktin që do të bëhet baba.

“Pasi të lindë fëmija, nëse thërret “Mama, mama”, unë sinqerisht nuk do të jem një baba xheloz. Nuk mendoj se ai do të thotë “Baba”- u shpreh aktori.

Është bërë e ditur se Sinem është 15 javëshe shtatzënë dhe se ajo ka nisur një kurs për të bërë joga, në mënyrë që ta ndihmojë me shtatzëninë.

Të ngjashme